Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kapet në flagrancë shoferi duke tejkaluar në vijë të plotë (sekuenca e bashkangjitur)

Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt me automjet civil, kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe sonte rreth orës 21:30 kanë ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë” në fshatin Slivovë të Ferizajt. Në lidhje me këtë ndaj shoferit N.H (M/K) i moshës 49 vjeçar, policia i shqiptoo një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor , 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=233213075685625&id=100069908031425

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje