Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Vushtrri sekuestron një armë të postuar në rrjete sociale

Vushtrri, 10 shkurt 2022

Ditë më parë në rrejte sociale i dyshuari kishte postuar foto me armë në dorë. Mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme hetuesit policor në Vushtrri, me datë 10 shkurt 2022, kanë arritur të lokalizojnë dhe identifikojnë të dyshuarin, nga i cili është sekuestruar një armë e gjatë.

Për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari L. H., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje