Më 09 shkurt 2022, Policia në Prizren, Stacioni Policor Veriu, në Prizren pranoi një informacion, ku bazuar në këto informata hetuesit policor kanë ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe e kanë identifikuar të dyshuarin:
G.H. i datëlindjes 1961
I njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se më datën 31.10.2021 në fshatin Shpinadi të Prizrenit, në vendin e quajtur Koplanik ka kryer gjueti të kundërligjshme.
Më këtë rast hetuesit policorë në cilësinë e provës materiale sekuestruan përkohësisht këtë armë:
-Pushkë gjahu “P. BERETTA”
Me aktvendim të prokurorit të shtetit rasti po hetohet në procedurë të rregullt.