Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Prizren VERI në Prizren është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Një urdhëresë e tilla është realizuar me datë 10.02.2022, ku rreth orës 07:10, në Prizren, ku është arrestuar i dyshuari: K.T, 37 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhërese PED.nr.242/2020, për veprat penale “Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm ” dhe “Kanosje”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 8 muaj burgim.