Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike’

Vushtrri, 04 shkurt 2022
Në orët e mesditës së sotme, policia në Vushtrri, ka arrestuar dy persona të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike”.
Arrestimi i të dyshuarve është realizuar në rrugën ’Dëshmorët e Kombit‘ në Vushtrri, në kohën kur zyrtarët policor mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe lokalizuar dy të dyshuarit të cilët janë arrestuar në flagrancë duke kryer shitblerje të substancës së dyshuar narkotike, me ç’ rast gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 0,8 gram.
Në cilësi të dyshuarve janë intervistuar S. M.,24 vjeçar, dhe K. A., 24 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike’. Ndërsa hetimet e mëtejme po i zhvillon njësia përkatëse hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje