Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobitet shoferi në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka indentifikuar shoferin i cili me automjet të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion në rrugën magjsitrale Kaçanik-Shtërpcë, saktësisht në fshatin Brod të Shtërpcës, duke nisur vrullshëm automjetin BMW me targa vendore. Kjo kundërvajtje e shkaktuar dy ditë më parë ka qarkulluar e postuar në një faqe të një rrjeti social.
Në lidhje me këtë, sot me datën 04.02.2022, policia e ftoi shoferin me inicialet I.A (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe ndaj tij u shqiptua një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 1 pikë negative . Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje