Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i dyshuar për vjedhje

Prishtinë, 04 shkurt 2022 – Sot rreth orës 12:00 nga njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, që është raportuar me datën 08.12.2021.
Rasti ka ndodhur në një dyqan në Fushë Kosovë, ku personi i dyshuar ka arrit që nga aty të marr pajisje pune dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së informacionit të parë, njësitet policore, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personit të dyshuar.
Reagimi i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen e personit të dyshuar:
B. B, mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
i cili me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje