Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet edhe i dyshuari i dytë në Shtime Rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 24.01.2022 rreth orës 16:55 në rrugën ‘’Komandant Kumanova’’ në Shtime pas një përleshje një person kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Ngjarja kishte ndodhur, kur dy persona kishin sulmuar me mjete të forta një person tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Personi i lënduar me inicialet K.L (M/K) i moshës 22 vjeçar pasi kishte pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, i njëjti ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me këtë, fillimisht hetuesit e stacionit policor në Shtime, i kishin marr veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë ngjarje, e më pas në rast janë kyçur edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve .
Pas një punë intensive të hetuesve rajonal, grumbullimit të disa informacione në terren, me datën 31.01.2022 rreth orës 10:55 kanë arrestuar të dyshuarin e parë me inicialet A.N ( M.K) i moshës 28 vjeçar . Pasi është intervistuar nga policia në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është iniciuar rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentative’’ dhe është dërguar në mbajtje 48 orë, për t’ju vazhduar më pas edhe paraburgimi prej 30 ditëve nga Gjykata Themelore e Ferizajt.
Ndërsa, sot datë 03.02.2022 rreth orës 15:50 është arrestuar edhe i dyshuari i dytë me inicialet M.N (M/K) i moshës 25 vjeçar dhe pasi është intervistuar nga policia në prani edhe të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të rastit është iniciuar rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentativë , në bashkëkryerje’’ dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë për procedura te mëtejme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje