Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike

Vushtrri, 02 shkurt 2022
Në orët e mbrëmjes të datës 02 shkurt 2022, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në fshatin Bruznik të Vushtrrisë, ku gjatë kontrollit te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike në sasi prej tre (3) gram.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit M. S., 42 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje