Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër persona – të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale -vjedhje dhe Vjedhje të rënda

Gjakovë: 31.01.2022
Në kuadër të angazhimeve policore, në ruajtjën e rendit dhe qetësisë publike, po ashtu dhe sigurisë së pasurisë, me qellim të parandalimit, zbulimit dhe kapjës të personave te dyshuar, zyrtarët policor nga Stacioni policor – Gjakovë, respektivishtë njesia e hetimeve gjatë punës operativo- hetimore ka arritë të identifikoj dhe sot më datë 31.01.2022 ka arrestuar katër (4) persona
– H.SH. I lindur 1994, r.k,
– E.Q. I lindur 1997, r/k.
– F.B.i lindur 2000, r/k dhe
– B.L.i lindur 200, r/k
të dyshuar për vepra penale – vjedhje në lokacione të ndryshme në zonën e përgjegjësisë që ka Stacioni polior – Gjakovë.
Në vazhdën e dëshmive njërit nga të dyshuarit I vihet në barrë vepra penale – Vjedhje e rëndë , respektivisht vjedhje e kabllove elektrike në vlerë rreth Njëmbdhjetëmijë (11.000) euro.
Pas mbledhjës se dëshmive dhe intervistimit të tyre, në konsultim me prokurorin kujdestar te njejteve ju shqiptohet masa e ndalimit prej 48 oresh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje