Me datën 30 janar 2022, policia ka pranuar informatën për vendndodhjen e një lokacioni për armë, në kuadër të veprimeve operative rreth orës 14:44, Policia në Mitrovicë ka shkuar dhe ka kontrolluar vendin ku dyshohet se ka armë, ku dhe kanë arritur ti gjejnë një armë dhe sasi të ndryshme të municionit.
Në cilësi të provave materiale policia ka konfiskuar AK-47, dy karikator të zbrazet, 20 fishek të AK-47, 2 fishek të pushkës se gjuetisë, një set për pastrim të armës, 2 granata dore dhe dy detonator.
I dyshuari tashme i njohur për policinë nuk është gjetur në shtëpi, ku sipas informatave i dyshuari në fjalë është jashtë vendi. Me urdhër të prokurorit ndaj tije është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar i armës”.