Prishtinë, 29 janar 2022 – Më datë 13.11.2021, rreth orës 09:30, është raportuar se në rrugën “Nënë Tereza ” në Fushë Kosovë, nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarin;
-Sh. Gj, mashkull 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili përkundër që ishte në arrati, u arrestua nga policia, më 28.01.2022.
Pas arrestimit të njëjtin policia e ka paraqitur para gjykatës kompetente me ç’rast i është shqiptuar masa e sigurisë me paraburgim prej 30 ditësh.
Aktualisht ndaj tij dyshimet janë ngritur për veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.