Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në rajonin e Mitrovicës mban takim me përfaqësuesit e transportit publik, me fokus rreth sigurisë në trafikun rrugor

Mitrovicë, 28 Janar 2022
Në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut në vazhdimësi janë duke u ndërmarrë masa në ofrim të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor. Sot me datën 28.01.2022 rreth orës 11:00 është mbajtur një takim me përfaqësuesit e transportit publik të udhëtarëve, nga Shefi i Njësisë së komunikacionit Rrugor Kapiten Halil Fejza së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim është diskutuar rreth sigurisë në trafikun rrugor, aksidentet në komunikacion, për automjetet e transportit publik të udhëtarëve dhe gjendje teknike e tyre, ndalja e autobusëve në vendet ku nuk është e lejuar dhe pengesat e tyre në trafikun rrugor, si dhe respektimi i masave Covid19 të përcaktuara me ligj.
Realizimi i këtij aktiviteti edhe një herë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë për vetëdijesim dhe ngritje të sigurisë në trafikun rrugor, ku dhe të gjithë pjesëmarrësit-përfaqësuesit e transportit publik të udhëtarëve u zotuan që do të vazhdojnë bashkëpunimin në parandalim të aksidenteve në trafikun rrugor, duke respektuar rregullat dhe shenjat e trafikun.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për Sigurinë në Trafik.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje