Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një i dyshuar për rastin Vrasje në Tentativë

Prishtinë, 26 janar 2022 – Më datë 21.01.2022, rreth orës 16:45, është raportuar se në rrugën “Ali Sokoli ” në Prishtinë, nga të shtënat me armë zjali ka mbetur i plagosur një person.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarin;
B. H, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
i cili sot më datë 26.01.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njejti është ndaluar për 48 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për vrasje në tentativë.
Në të njejtën kohë polica ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë;
Revole e tipit ZORAKI,
të cilën i dyshuari e kishte fshehur pas ngjarjes në një lokacion tjetër.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje