Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për pengim të zyrtarëve policor

Vushtrri, 24 Janar 2022
Dje rreth orës 15:30, deri sa zyrtaret policor ishin duke patrolluar në rrugën “Marlin Barleti” në kuadër të planit operativ, për parandalim dhe indentifikim të personave të dyshuar për shitblerje dhe posedim te substancave narkotike, ku zyrtaret policor kane ndaluar dy persona të dyshuar, dhe gjate verifikimit të tyre ka ndërhyrë një person duke ju thënë “kush jeni ju që po i ndaloni qytetaret” edhe pse zyrtaret policor ishin identifikuar si policë, por i njëjti prapë ka vazhduar me pengimin e zyrtarëve policor në kryerjen e detyrës zyrtare.
I dyshuari A.S., 24 vjeçar është arrestuar dhe shoqëruar në stacioni policor ku dhe është intervistuar nga njësia e hetimeve, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje