Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sot me 24 janar 2022,ne kuadër te bashkëpunimit me pushtetin lokal me komunën e Prizrenit, është mbajtur takimi i rregullt, të cilin e udhëhoqi kryetari i komunës zotëri Shaqir Totaj. Ne ketë takim morën pjesë: Zv/ Kryeministrja Emilja Rexhepi, Ministri i Shëndetësisë zotëri Rifat Latifi, drejtori i DKA-se, drejtori i shëndetësisë, drejtori QKMF ne Prizren, drejtori rajonal i policisë  kolonel Faton Alija, përfaqësues te komuniteteve ,drejtori i spitalit rajonal te Prizrenit, asamblisti te komunës  si dhe mediat.
Kryetari fillimisht i falënderoj te pranishmit ne ketë takim, ku njeherit i njoftoi për situatën lidhur me Pandeminë Covid-19, ne komunën e Prizrenit ,ku u vlerësua pozitivisht po ashtu i njoftoi Zv/kryeministrin e Republikës se Kosovës, ministrin e shëndetësisë dhe drejtoret e pranishëm ne ketë takim, ne lidhje me formimin e një tas forcë me qellim te tejkalimit te situatës me pandeminë e cila do te jetë ne funksion te menagjimit te situatës  ne parandalimin e covid-19 ,varianti Omicorn i cili është prezent edhe ne vendin tone.
Drejtori Rajonal Kolonel Ftaon Alija ,njoftoi kryetarin Totaj dhe te pranishmit, se situata e sigurisë ne rajonin e Prizreni është e qete dhe stabile, po ashtu theksoi se policia rajonale ne Prizren është duke i zbatuar te gjitha planet operative si dhe vendimet e Qeverisë se Republikës se Kosove ne  parandalimit e përhapjes se Pandemisë Covid-19.
Këto veprime policia është duke i ndërmarr bashkërisht me parterët institucional: Inspektoret komunal, inspektorë e AUV-it, si dhe me njësite tjera me qellim qe të ndikohet ne mënyrë preventive ne parandalim e përhapjes se pandemisë covid-19. Ku i siguroi te pranishmit se policia e Rajonit te Prizrenit, do te vazhdoj ne implantimin e te gjitha masave me qellim te ruajtjes se shëndeti publik!
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje