Komandanti i Njësisë Rajonale të Konuikacionit Rrugor Kapiten Brahim Shatrolli, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj thirri në takim përfaqësuesit e transportit publik të udhētarëve.
Në këtë takim veç tjerash u diskutua;
1. Siguria në komunikacionin rrugor, aksodentet në komunikacion.
2. Automjetet e tansportit publik të udhëtarëve, gjendja teknike e tyre.
3. Ndalja e autobusëve në vendet ku nuk është e lejuar, pengesat në komunikacion.
4. Respektimi i masave COVID-19, të përcaktuara nga Qeveria e Republikës.
Në fund të këtij takimi, policia e trafikut dhe përfaqësuesit e transportit publik të udhëtarëve u zotuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në parandalim të aksidenteve në komunikacion ,respektimin e rregullave dhe shenjave të komunikacionit të automjeteve të transportit publik të udhëtarëve dhe respektimin e vendimeve nga Qeveria e Republikës për masat COVID-19.