Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobitet shoferi në Ferizaj

Policia e Njësisë Rajonale të Komunakacionit Rrugor në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet A.R (M/K) 27 vjeçar i cili po drejtonte automjetin e udhëtarëve nën masën mbrojtëse , ndalimi i drejtimit të automjetit ( heqja e patentë shoferit) për 3 muaj nga data: 23.11.2021-22.02.2022.
Në lidhje me këtë policia, shoferit i shqiptoi edhe një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor dhe ndaj tij i vazhdohet masa e ndalimit të patentë shoferit edhe për 3 muaj të tjerë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e atuomjeteve që të respketojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje