Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Vushtrri arreston një person të kërkuar nga Gjykata

Vushtrri, 19 janar 2022
Gjatë ditës së sotme, polica në Vushtrri , ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhërese të lëshuar nga gjykata.
Në shtëpinë e tij në Vushtrri, mbi bazën e urdhëresave aktive: ED.nr.312/2021; ED.nr.381/2021 dhe ED.nr.384/2021, është arrestuar i dyshuari K.H., 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë- dega ne Vushtrri, i kishte lëshuar urdhëresat, për tri vepra penale ,, Vjedhje e pyllit ”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje