Skenderaj, 16 janar 2022
Në orët e mesditës së sotme të datës 16 janar 2022, në Stacionin Policor në Skenderaj, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Sulm’.
Nga hetimet fillestare dhe deklarimi i viktimës m/k/ M. K., bëhet e ditur se deri sa viktima ndodhej në fshatin Runikë të Skenderajt, ishte takuar me të dyshuarin me të cilin njiheshin edhe më parë, ku gjatë komunikimit kishte ardhur deri te fjalosja ndërmjet tyre si pretekst pasi viktima dyshonte se i dyshuari ia kishte dëmtuar (prerë) pyllin pronë private.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime intensive hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari m/k/B.S., si dhe është intervistuar një dëshmitar i rastit.
Për të gjitha veprimet e ndërmarra është të kontaktuar prokurori i rastit nga i cili është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet për veprën penale “Sulm’.
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.