Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 10.01.2022 ka pranuar një informacion së në rrugën ‘’Zenel Hajdini ‘’ në Ferizaj është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë, policët nga Sektori i Hetimeve kanë marr veprimet e nevojshme dhe me një urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore e Ferizajt , dje me datën 12.01.2022 në mëngjes, kanë arritur që të arrestojnë personin me inicialet D.A (M/K) i moshës 32 vjeçar , i cili ishte përpjekur të arratiset me të vërejtur policinë, mirëpo policia larg nga shtëpia e tij , arrijnë ta ndalojnë.
I dyshuari D.A kishte kanosur personin tjetër me inicialet A.A ( F/K) e moshës 31 vjeçare, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur edhe një armë zjarri ( pistoletë) e cila është konfiskuar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.