Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohet dhe arrestohet i dyshimti për vjedhje të rënda- Suharekë

Prizren, 29 dhjetor 2021
Në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, brenda një periudhe të shkurtër kanë ndodhur disa vjedhje të rënda, përfshirë edhe tri barnatoret në këtë qytet. Rastet ishin raportuar në polici, ndërsa ishin marrë të gjitha veprimet hetimore, zyrtarët policor filluan më hetimin dhe zbardhjen e këtyre rasteve.
Hetuesit policor duke punuar në mënyre profesionale, duke pasur komunikim edhe me qytetarë kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin i cili kishte marre një banesë me qira përballë parkut në Suhareke, i njëjti pasi kryente veprat kriminale strehohej këtu për të ju shmangur policisë.
I dyshimti K.I i lindur në vitin 1999, nga lagjja Shipol në Mitrovicë, është ndaluar dhe arrestuar nga policia në Suharekë. Gjatë verifikimit në sistemin policor i dyshimti është recidivist i mbi 40 veprave penale si :”grabitje, vjedhje të rënda, armëmbajtje pa leje si dhe posedim i substancave narkotike”.
Në praninë e avokatit mbrojtës, i dyshimti i pranoj veprat penale të vjedhjeve të rënda të cilat i kishte kryer duke ju gjetur dëshmi përkatëse të vjedhjeve të rënda si monedha të letrës dhe metalike, 4 telefona celular, kaçavidë të cilën e ka përdorur për të kryer veprën penale.
Për rastin është informuar prokurori i Shtetit, me aktvendim i dyshimti ndalohet në mbajtje në afat prej 48 ore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje