Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA – SQARIM:

Rasti i postimit të një materiali në rrjetin social “Sje Kaçanikli nëse ?’’ dhe portalin “IndeksOnline”
Më 26.12.2021 rreth orës 20:00 në rrjetin social tek faqja ‘Sje Kaçanikli nëse ,?’, është bërë një postim në këtë faqe, ku aty ishte shkruar në lidhje me një ekran reklamues që ishte vendosur në një mur, pjesë e një objektit të një barnatore “Vullneti”.
Sipas shkrimit të postuar “ky ekran kishte ndriçim të madh dhe se ishte duke i terrorizuar qytetarët’’. Njëherit këtij postimi iu është bashkangjitur fotoja e ekranit dhe një foto e zyrtarit policor V.B (M/K) me uniformë zyrtare.
Ndërsa sot me datën 27.12.2021, në një postim të një materiali në Gazetën “Indeksonline” janë apostrofuar tre pjesëtarë të policisë nga stacioni policor në Kaçanik.
Në lidhje me këto shkrime me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, nga policia e Kaçanikut është ftuar për intervistim z. A. M ( M/K) dhe i njëjti është paraqitur në stacionin policor në Kaçanik. Pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit është hapur rast “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe më pas është liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Të gjitha veprimet e policisë kanë qenë me autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt dhe intervista e zhvilluar ndaj z. A. M ka qenë sipas normave dhe rregullave ligjore për intervistim.
Ngaqë në shkrimet e rrjetit social “Sje Kaçanikli nëse ?’’ dhe portalin “IndeksOnline” janë përmendur emrat e pjesëtarëve të policisë, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës për procedura të mëtejme nën kompetencë të tyre.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje