Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për “posedim ilegal të armës” dhe “ lëndim i lehtë trupor”

Pejë, 26 dhjetor 2021
Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 26 dhjetor 2021, është njoftuar për një përleshje fizike në mes të disa personave.
Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarës, sipas dëshmitarëve fillimisht tre (3) persona të dyshuar kishin rrahur viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore, i njëjti është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.
Të dyshuarit e këtij rasti kanë ikur nga vendi i ngjarjes, pas shikimit të kamerave të lokalit nga Policia, njëri nga të dyshuarit vërehej se ka poseduar armë të zjarrit.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, janë arrestuar dy nga të dyshuarit, dhe me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake, janë bastisur banesat e personave tё dyshuar, tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:
• një (1) armё pistoletë e tipit Stoeger cal:9×19 mm,
• dy (2) karikator të njëjtës armë,
• tetëmbëdhjetë (18) fishekё të kalibrit 9×19 mm,
• një (1) armё pistoletë (shkrepsë)
Dy (2) të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48- orë, ndërsa njëri nga personat e dyshuar ende gjendët në arrati.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje