Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, gjegjësisht ‘falsifikimi i dokumenteve’

Prishtinë, më 24 dhjetor 2021
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Gjilan, ka zhvilluar hetime disa mujore lidhur dyshimet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare në Komunën e Novobërdës. Duke përfunduar me dyshime të arsyeshme se një kompani private me seli në Prishtinë, përmes falsifikimit të dokumenteve edhe pse e pa licencuar nga AKPM-ja, në vazhdimësi ka bërë furnizimin me barna dhe produkte të tjera medicinale QKMF-të e komunës së Novobërdës.
Gjatë hetimeve të zhvilluara janë siguruar dëshmi (fatura) të cilat krijojnë dyshime se kompania e lartshënuar kinse ka furnizuar QKMF-të e Novobërdës me produkte medicinale në vlerë prej 2,000.00 (dymijë) €, e që në fakt këto furnizime (fatura të siguruara) kanë qenë fiktive për të cilat janë mare paratë nga Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Novobërdës, por për to asnjëherë nuk ishin pranuar barna apo produktet tjera medicinale nga QKMF-të e Novobërdës.
Në lidhje me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar: ish Drejtori i Shëndetësisë në K.K. Novobërdë T. S., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar) dhe pronari i kompanisë nga Prishtina A. R., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar). Bazuar në të gjeturat e hetimit, i dyshuari T.S. në cilësinë e Drejtorit të Shëndetësisë në K.K. Novobërdë me veprimet e tij dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndërsa pronari i kompanisë private me veprimet e tij dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Pas përfundimit të intervistave, sot me datë 24.12.2021, dy të dyshuarit e lartshënuar me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 ore dhe janë dërguar në qendrën e ndalimit.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "POLICE POLICE"
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje