Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nga antidroga arrestohen pesë të dyshuar, konfiskohen mbi 9 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë

Prishtinë, më 24 dhjetor 2021
Pas një pune tremujore hetimore intensive kundër narkotikëve, zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN), Njësia Mitrovicë Jugu, më 24.12.2021, pas pranimit të Urdhër Kontrollit nga Gjykata Themelore Mitrovicë, kanë realizuar kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve: B.I., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), Sh.I., (viti i lindjes 1977, mashkull kosovar), M.I., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar), F.M., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar) dhe U.Q., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar). Kontrollet janë realizuar në fshatrat Bec dhe Brovinë dhe në qendër të Gjakovës. Zyrtarët policorë të antidrogës janë ndihmuar në këtë operacion policor nga Njësia Speciale Operative e Mitrovicës, Njësia K9, forenzika dhe zyrtarë nga Stacioni Policor Gjakovë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale:
• Substancë, dyshohet të jetë marihuanë në peshë 9128.86 gram;
• Njëqind e katër dhjetë (140) fara të dyshohet të jenë kanabis sativa;
• Gjashtë (6) gërshërë për krasitjen e bimëve narkotike;
• Njëzetë e tetë (28) bimë narkotike kanabis sativa me gjatësi prej 110 – 223 cem;
• Katër (4) peshore për matje;
• Folje e tejdukshëm për mbështjelljen e narkotikëve;
• Njëmbëdhjetë (11) fishekë të kalibrave të ndryshëm;
• Pajisje për ndriçim artificial të bimëve narkotike kanabis sativa;
• Katër (4) vetura dhe
• Katër (4) telefona celular.
Pas intervistimit në pranin e avokatëve mbrojtës të caktuar nga Oda e Avokatëve, të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit shkojnë në ndalim policor për 48 orë, lidhur me veprat penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’
Vëmendje: Në videolinkun në vazhdim mund të shihni sekuenca nga operacioni policor i datës 24 dhjetor 2021:
Operacioni i ANTIDROGES 24.12.2021
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje