Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘Dhuna në familje’

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë Ferizaj është mbajtur takim me temë, ‘Dhuna në familje’.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte dhuna në familje si dukuri, statistikat e rasteve të dhunës në familje në DRP-Ferizaj, legjislacioni për rastet e dhunës në familje, bashkëpunimi me institucionet që merren me trajtimin e rasteve të tilla, si dhe trajtimi i rasteve të dhunës në familje nga ana e policisë.
Në këtë takim janë diskutuar edhe rekomandimet e IPK së , të dala nga inspektimi i fundit për rastet e dhunës në familje .
Në këtë takim morën pjesë : të gjithë hetuesit primarë të rasteve të dhunës në familje dhe shefat e hetimeve të stacioneve policore : Ferizaj, Kaçanik, Shtime , Shtërpcë dhe Hani Elezit .
Policia Rajonale e Ferizajt kësisoj synon të ngritë profesionalizmin për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, që në mënyrë sa më profesionale ti trajtojë viktimat e dhunës në familje, dukuri kjo që po e përcjellë shoqërinë tonë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët që për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje