Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia ne Dragash me aktivitet për fushatën informuese për festat e fund vitit

“Festo me zemër jo me armë”
Përdorimi i armëve në festa mund të shndërrohet në tragjedi, andaj policia në Dragash ka shpërndarë fletushka për informim për rreziqet nga armët e zjarrit dhe fishekzjarrët të cilët përdoren në mënyrë të pakontrolluar.
Policia kanë bërë apel tek qytetarët që të festoni me zemër e jo me armë, në fletushkë janë renditur efektet anësore të përdorimit të armës në festa e gëzime.
Përdorimi i armëve në festa e gëzime mund të shndërrohet në tragjedi.
– Mos rrezikoni veten dhe të tjerët;
– Përdorimi i armëve në festa mund të shndërrohet në tragjedi. Po ashtu është edhe shkelje ligjore;
– Përdorni armët vetëm në vendet e sigurta dhe të licencuara për përdorim (poligone);
– Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit;
– Personat fizik që kanë armë personale dhe për të cilat posedojnë leje nga MPB duhet t’i mbajnë në vend të sigurt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje