Mitrovicë, 21 dhjetor 2021
Në orët e mbrëmjes së datës 21 dhjetor 2021, Policia në Mitrovicën e Jugut, ka sekuestruar një armë.
Sekuestrimi i armës është bërë në rrugën “Xheavat Jusufi” në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndalur veturën me targa vendore, gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari në posedim është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ me tre fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A.H.,42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.