Organizuar nga Policia e Kosovës, sot më 21.12.2021, dhe në mbështetje të UNWOMEN në Prishtinë, u bë lansimin i “Doracakut mbi shërbimet policore me ndjeshmëri gjinore për rastet kur vajzat dhe gratë i nënshtrohen dhunës”, ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Mehmeti, Udhëheqësja e Zyrës së UNWOMEN në Kosovë znj. Tuzi-Nushi, menaxhmentit i PK-së, si dhe përfaqësuesit të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Në këtë konferencë me nga një fjalë rasti pjesëmarrësve dhe opinionit iu drejtuan; drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, shefja e zyrës së UNWOMEN znj. Vlora Tuzi-Nushi si dhe përmes platformës online nga ekspertja policore ndërkombëtare znj. Jane Townsley u bë prezantimi i doracakut dhe të gjeturave të tij. Sipas UNWOMEN, Kosova është një nga 22 vendet e përzgjedhura dhe aktualisht është duke prirë në procesin e zbatimit të këtij pilot projekti si një nga vendet e para që ka filluar punën me një doracak ekspertësh në drejtimin e zhvillimit të procesit.
Me këtë rast drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti në fjalimin e tij ndër të tjera theksoi se: dukuria e dhunës në familje është mjaftë specifike dhe e ndjeshme, sepse ndodhë brenda familjes dhe paraqitet në forma të ndryshme, andaj është e nevojshme që të trajtohet në mënyrë të veçantë dhe me shumë seriozitet nga të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë këtu edhe Policinë e Kosovës.
Ndërsa znj. Vlora Tuzi-Nushi, udhëheqëse e zyrës së UNWOMEN në Kosovë, theksoi se: “Doracaku ka për qëllim të ofrojë udhëzime praktike për policinë për të mundësuar një përgjigje efektive dhe të ndjeshme gjinore ndaj rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave duke ndarë mësim që promovon një kulturë reflektimi, të mësuari dhe transformimi eventual institucional.”