Me datën 19 dhjetor 2021, rreth orës 22:00, i dyshuari E. G i lindur në vitin 1992, pasi ishte përfshire në aksident trafiku, ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i njëjti me pas është ndaluar nga patrulla policore në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren.
Gjatë kontrollit te njëjtit i është gjetur ne brez një mjet i mprehtë (thikë) luftarake me gjatësi 11cm. I dyshuari është shoqëruar ne stacionin e policisë ne Prizren ku pas matjes me alkootest ka rezultuar qe përmban 1.15 promil.
Për rastin është njoftuar prokurori i Shtetit me udhëzimin e të cilit iniciohet rasti.