Vushtrri, 17 dhjetor 2021
Në orët e mbrëmjes së datës 17 dhjetor 2021, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Rrëmbim’
Arrestimi i dy të dyshuarve është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se dy ditë më parë kanë rrëmbyer dhe keqtrajtuar viktimën mashkull/ kosovar.
Si pjesë e ndërveprimeve hetimore në dy lokacione të ndryshme janë realizuar bastisje, ku si rezultat i bastisjeve janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuarit A. H., 38 vjeçar, dhe A. M., 35 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar video incizime.
Ndërsa, pas intervistimit, dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.