Ju njoftojmë se rreth orës 18:20 është pranuar informata se ka shembje masive të dheut dhe gurëve te ‘Tuneli i parë’ të rrugës Prizren-Reqan.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ekipet e emergjencës dhe janë duke u marrë me rastin.
Informojmë qytetarët që kjo rrugë do të jetë e mbyllur deri në njoftimin tjetër, andaj me mirëkuptim kërkojmë që të shfrytezohen rrugë alternative tjera per Prevallë dhe Brezovicë.