Sot nga hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë, janë arrestuar, dy persona të dyshuar për vjedhje.
Rasti ka ndodhë në rrugën “28 nëntori”, në Prishtinë, ku ankueses (femër), i është vjedhë një portofol.
Ankuesja ka kërkuar ndihmën e dy zyrtarëve policor që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes.
Zyrtarët policor, menjëherë, janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar dhe ky reagim i shpejtë ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar:
• B. K, mashkull, , shtetas i Republikës së Kosovës dhe
• P. K, mashkull, , shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe gjetjen e portofolit.
Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si vjedhje, hetuesit policor kanë filluar procduarat e nevojshme policore ndaj të arrestuarve, në koordinim me prokurorin e shtetit.