Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in Amerikan në Bonsteel, në Qendrën e Trajnimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka organizuar trajnimin një javor “Shkathtësitë Malore” për zyrtarët policor nga Departamenti kufirit. Në këtë trajnim jashtëzakonisht të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policorë të kufirit. janë certifikuar gjithsejtë 18 zyrtarë policorë.