Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Mitrovicë, 01 dhjetor 2021
Në orët e mesditës së sotme Policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Si rezultat i hetimit të një rasti me elemente te veprës penale kanosje, hetuesit policorë mbi dyshime të bazuara te i dyshuari S. S., 49 vjeçar, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gjashtë fishek për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rast për veprat penale “ Kanosje “ dhe ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.
Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje