Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Mitrovicë apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’ shfrytëzojnë rrugët alternative në rrugën nacionale Vushtrri- Prishtinë

Mitrovicë, 30 nëntor 2021
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e jugut, përkatësisht Njësia e Trafikut Rajonal po ndërmerr të gjitha masat e duhura me qëllim të mbarëvajtjes së qarkullimit rrugor.
Në funksion të kësaj e mbi bazën e vlerësimit dhe gjendjes në trafikun rrugor në fokus rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona e Vushtrrisë, ku për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës segmenti Vushtrri- Stanovc, ditëve të fundit në këtë segment rrugorë rrjedha e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve po zhvillohet me e ngadalësuar ku si rrjedhojë po krijohen kolona të gjata të automjeteve.
Me qëllim për të evituar kolonat e gjata të automjeteve dhe për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales Policia apelon tek të gjithë, veçanërisht banorët e zonave Mitrovicë e Vushtrri, që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.
Si rrugë alternative mund të shfrytëzohet rruga regjionale, segmenti Mitrovicë -Frashër -Vushtrri – Prilluzhë me kyqje në rrugën nacionale Stanovc dhe anasjelltas.
Deri në sanimin e kësaj gjendje dhe rënies së fluksit të veturave udhëzimet policore për kufizimet, riorientimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara do të jenë të domosdoshme për drejtimin e trafikut në mënyrë që të evitohen kolonat në rrugë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje