Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion, se në rr. ‘‘Vezir Jashari ’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet N.E (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij , me inicialet L.N ( F/K) e moshës 44 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore . Për këtë e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj .
Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve- Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje