Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike’

Mitrovicë, 17 nëntor 2021
Gjatë orëve të mbrëmjes së datës 16 nëntor 2021, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kohën kur një njësi policore po realizonte një pikë kontrolli në rrugën ‘Sami Gashi ” në Mitrovicë. Ku si rezultat i një kontrolli të detajuar, te pasagjeri personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël substancë e dyshuar narkotike.
Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar A. A.,20 vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje