Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sesioni informues ‘’Llojet e aftësisë së kufizuar dhe teknikat e komunikimit për fëmijët me aftësi të kufizuara’’

Sot, nga ora 10:00 në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj u mbajt sesioni informues ‘’Llojet e aftësisë së kufizuar dhe teknikat e komunikimit për fëmijët me aftësi të kufizuara nga Gresa Behluli, zyrtare për Mbrojtjen dhe Qeverisjen e të Drejtave të Fëmijëve në Handikos Ferizaj.
Ky sesion informues kishte për qëllim të mbështet pjesëtarët e policisë lidhur me llojet e aftësisë së kufizuar dhe specifikat e tyre, informimin me teknika të ndryshme të komunikimit të cilat mund të përdoren nga policia, për ta lehtësuar komunikimin me fëmijët me aftësi të kufizuara që kanë vështirësi në komunikim dhe mbështetja që mund të ofrojnë në raste të tilla.
Në këtë sesion morën pjesë policë të Njësisë së Komunitetit nga stacionet policore : Ferizaj , Kaçanik, Shtime , Shtërpcë , Hani Elezit dhe policë nga Sektori Rajonal i Hetimeve dhe Njëisa Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e vlerësoi si shumë të rëndësishëm dhe të nevojshëm sesionin informues për pjesëtarët e policisë nga ana zyrtarëve për Mbrojtjen dhe Qeverisjen e të Drejtave të Fëmijëve në Handikos Ferizaj dhe ofroi bashkëpunim të ndërsjellë edhe për të ardhmen, me qëllim të avancimit të qasjes profesionale të policisë rajonale të Ferizajt, për fëmijët me aftësi të kufizura.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje