Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit Range Rover.
Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë (dy) personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:
-një armë të shkurtë
– në karikatorë si dhe
-6 fishekë.
I dyshuari;
-F.S,mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim,në stacionin policor qendra në Prishtinë.
Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje