Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takim pune me kompanitë e mirëmbajtjes rrugore

Njoftoheni se sot me datë 16.11.2020, Stafi komandues i Njësisë Rajonale e Trafikut në Gjakovë, (NJRKRR-e) ka mbajte takim pune me përfaqësuesit e kompanive që bëjnë pastrimin e rrugëve Nacionale dhe Rajonale si dhe Menaxherin e Ministrisë së Infrastrukturës që është përgjegjës për rrugët Rajonale dhe Nacionale.
Në takim është kërkuar nga përfaqësuesit e dy kompanive përgjegjëse të jenë vigjilent në kryerjen e punës dhe pastrimin e rrugës me kohë në sezon dimri, që të mos ketë ngecje në qarkullim të mjeteve motorike. Gjithë ashtu është kërkuar prioritetet dhe planifikime në të ardhmen për vendet- akset rrugore ku ka pat probleme të qarkullimit, sidomos është paraqitur brenga dhe vërejtjet në lidhje me rrugët me pjerrtësi gjatësore te fsh. Bishtrazhin dhe Kodra e Gradishit, në rrugën Rajonale të Komunës së Gjakovës, si dhe të vendet me pjerrtësi gjatësore që lidhin komunat e Rahovecit dhe Malishevës.
Nga përfaqësuesit e kompanive përgjegjëse janë shprehë se janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar- përballur me pastrimet e nevojshme te rrugëve.
Në fund theksojmë se takimi me të lartcekurit ka qenë mjaftë konstruktiv dhe jemi dakorduar që së bashku ti paraprijmë preventivës në sigurinë rrugore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje