Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës ndalon katër (4) shtetas të huaj (rus) për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Republikën e Kosovës

Prishtinë 15 nëntor 2021
Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore përmes njësive kompetente për menaxhim dhe kontroll efikas të kufirit shtetëror, sot më 15.11.2021, rreth orës 11:45 në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja BG ///-nn, në të cilën ndodheshin katër persona, shtetas të huaj (rus), të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.
Katër (4) personat e ndaluar dy (2) meshkuj dhe dy (2) femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”.
Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje