Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbahet takimi zyrtar lidhur me përgatitjet dhe zbatimin e urdhrit operativ për zgjedhjet lokale – 2021- Balotazhi

Sot, më datë 12.11.2021, Policia e Kosovës realizoi një takim zyrtar lidhur me planifikimin dhe angazhimin e zyrtarëve policorë në zbatim të planit operativ për “Zgjedhjet lokale – 2021- Balotazhi”. Në takim kanë marrë pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së, drejtorët e departamenteve, drejtorët e divizioneve dhe drejtorive rajonale, të cilët janë njoftuar për planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces zgjedhor është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në ditën e zgjedhjeve si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje