Në orët e pasdites së datës 28 tetor 2021, polica në Vushtrri ka realizuar ekzekutimin e një urdhërese të lëshuara nga gjykata.
Mbi bazën e urdhëresës është arrestuar i dyshuari O. Gj., 41 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Pejë, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Blerje, posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.