Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti me bashkëpunëtor, priten në takim zyrtar përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje, me të cilët diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me interes të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Ndër të tjera u diskutua edhe për sigurimet shëndetësore, edukimin, shkollimin dhe ligjin për pensionim të parakohshëm të punonjësve të PK-së, nga ku përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar shprehen vullnetin për përkrahje dhe mbështetje në këtë drejtim.