Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksioni i policisë rajonale në parandalim të aksidenteve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me akasionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimin të aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Ky aksion, po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacoinit Rrugor e Ferizajt në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj në rrugët magjsitrale dhe lokale në tërë rajonin Ferizajt .
Patrulla e policisë me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje dhe për çdo kundërvajtje që shkaktojnë shoferët lajmëron patrullën tjetër me unifomrë të stacionuar larg tyre dhe ndalojnë ata shofer kundërvajtës dhe u shqiptohen gjoba.
Gjithaashtu një patrullë tjetër me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Në kuadër të këtij aksioni policia nga data 01-21 tetor 2021 ka shqiptuar këto kundërvajtje:
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 317 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 27 gjoba
( Heqje e patentë shoferit 27 )
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 50 gjoba
– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 97 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 77 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 232 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 756 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 1110gjoba
– Gjithsej , 2666 gjoba
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Ndaj
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje