Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet dhe ndalohet i dyshimti për lëndim të rëndë trupor

Prizren, 11 tetor 2021
Me datë 07 gusht 2021, në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, kishte ndodhur një rast lëndim i rëndë trupor. Dy të dyshimtë kishin lënduar një person viktimë dhe njëri nga të dyshuarit kishte qenë në arrati.
Në punën operative-hetimore dhe video gjirimeve policia ka identifikuar dy persona të dyshimtë për të cilët kishte ngritur kallëzim penal, njëri ishte ndaluar në mbajtje menjëherë në kohën e incidentit, ndërsa sot, me datë 11 tetor 2021, i dyshimti tjetër i cili kishte qenë në arrati ishte paraqitur pranë prokurorit të lëndës dhe i njëjti është ndaluar.
I dyshimti G.Th i lindur në vitin 2001, përveç incidentit lëndim i rëndë trupor, i njëjti ishte në posedim të armës në pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar të armës.
Për këtë rast i dyshuari me aktvendim të prokurorit të Shtetit u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë.
Rasti është nën hetime.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje