Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia parandalon një konflikt brenda objektit shkollor

Ndërhyrja me kohë dhe me profesionalizëm, e zyrtarëve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti në mes të disa nxënësve.
Reagimi policor për shoqëriminin e katër personave/nxënësve, në stacion policor, u realizua dje (08.10.2021), pas marrjes së informatave se personat në fjalë, ( nxënës të klasëve të nënta) kishin lënë një takim për të “zgjidhur” mosmarrveshjes mes tyre.
Pas përfundimit të intervistimit, në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, prindërve të nxënësve të përfshirë, personat e dyshuar janë proceduar më tej, në koordinim me prokurorin për të mitur.
Vlerësojmë shumë, kontributin e secilit qytetar. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje