Me datën 03.10.2021 rreth orës 13:00 një qyetatar nga Ferizaj Shyqeri Hamidi, i moshës 61 vjecar, i pa punë, tek nënkalimi në rrugën “Ahmet Kaçiku “në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.
Portofoli i përkiste Ditika Zymberit , e moshës 31 vjeçare nga Gjilani .
Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas procedurave të verifikimit të pronares, në prani të policisë, pronares Ditika Zymberit i kthehen paratë 47.00 € dhe dokumentet e saj.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Shyqeri Hamidi për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë .